KQZ sot shpall rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet dhe pritet të bëhet edhe shpallja e rezultateve përfundimtare.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi , që  tha se kjo do të jetë pikë e rendit të ditës në mbledhjen e thirrur për të shtunën.

“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025.”, ka thënë Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *