BE aplikon kundërmasa ndaj tarifave amerikane për çelikun e aluminin

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj tarifave të imponuara të presidentit amerikan Donald Trump për çelik dhe alumin nga BE-ja, të cilat kanë hyrë në fuqi sot, duke aplikuar masa të njëjta ndaj prodhimeve amerikane.

Lufta tregtare e Shteteve të Bashkuara me Bashkimin Evropian por edhe me vendet tjera po vazhdon. Presidenti amerikan ka imponuar tarifa për importet e çelikut dhe aluminit. Presidenti Trump beson se këto tarifa do ta shtyn përpara industrinë vendase të prodhimit të çelikut por ekspertët dhe kritikët thonë se kjo do të shkakton ngritjen e çmimit të këtyre prodhimeve.

Tarifat prej 25% ndaj eksportuesve evropian kanë hyrë në fuqi për Bashkimi Evropian, që ka reaguar menjëherë duke imponuar tarifa të njëjta për miliarda euro të prodhimeve amerikane.

Bashkimi Evropian ka thënë se do të imponon tarifa për 28.3 miliardë dollarë prodhime amerikane. Komisioni Evropian ka thënë se pako tjetër të masave ndaj prodhimeve amerikane do t’i aplikon kah mesi I prillit. Megjithatë Komisioni Evropian ka thënë se komisioni ndjen keqardhje të thellë për aplikimin e këtyre masave.

Tarifat janë taksa. Janë të këqija për bizneset e edhe më të këqija për konsumatorët. Këto tarifa shkaktojnë pengesa në zingjirin furnizues. Këto tarifa sjellin pasiguri për ekonominë, ka thënë Ursula von Der Leyen.

Presidenti Trump ka aplikuar tarifa edhe për importe tjera nga Meksika dhe Kanadaja por menjëherë ka bërë ca përjashtime për autoindustrinë dhe për disa prodhime tjera Trump ka aplikuar tarifë 20% edhe për prodhime tjera nga Kina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *