Aktivitetet si hatme, hifz dhe mbështetja e talebëve apo të hafizëve të rinjë janë të ngarkuara me një përgjegjësi të thellë shpirtërore dhe shoqërore, dhe është e papranueshme që dikush, qoftë ky edhe Shaqir Fetai, të përfitojë nga to për të krijuar një imazh të rremë dhe të panevojshëm
Nga Shejnaze Mehmedi
Shaqir Fetai, një figurë tashmë e njohur si shumë kontraverse, përpiqet të jetë i pranishëm në shumë aktivitete dhe iniciativa që janë të natyrshme dhe të domosdoshme për kulturën dhe besimin tonë. Megjithatë, një pyetje e thellë duhet të shtrohet: A ka të drejtë ai të përfshihet në aktivitete të huaja dhe t’i përdorë ato për të mbushur imazhin e tij personal? A janë këto aktivitete të tilla që ai duhet t’i mbështesë, apo një mundësi për të grabitur meritat që nuk i përkasin? Si përfshihet Shaqir Fetai nëpër aktivitete të huaja? Si i përkrah ato? Ç’lidhje të drejtëpërdrejta ka Shaqir Fetai me aktivitetet e mualimëve apo muhafidhëve, apo me përpjekjet e talebeve ose të hafizëve të rinj?
Në një shoqëri që ka nevojë për figura lideri dhe angazhimi të sinqertë, është e papranueshme që të shohim ndërhyrje të tilla në aktivitete që janë të natyrshme dhe personale për individë të tjerë, si hatmet, hifz-et, apo mundësitë që iu jepen talebëve dhe hafizëve të rinj. Këto aktivitete, që kërkojnë një angazhim të thellë dhe një lidhje të drejtpërdrejtë me besimin dhe dijen, janë të mbushura me kuptim dhe shpirt, dhe për këtë arsye, meritë dhe vlerë mund të jepen vetëm atyre që janë të angazhuar me sinqeritet dhe përkushtim.
Përveç kësaj, qëllimi i Shaqir Fetait për t’u shfaqur nëpër aktivitete të tilla, pa qenë në përputhje me thelbin e tyre, shkon përtej çdo parimi të nderit dhe respektit që mund të ofrojë një figurë publike. Në vend që të jetë një mbështetës i sinqertë i këtyre aktiviteteve, ai duket se është përfshirë thjesht për të “shitur” një imazh të përshtatshëm që të arrijë suksesin personal, duke përfituar nga mundësitë që nuk i takojnë. Ky është një fenomen që dëshmon jo vetëm një mungesë respekti ndaj atyre që janë të angazhuar sinqerisht, por gjithashtu një tendencë të shfrytëzimit të situatave për përfitime personale të pajustifikuara.
Nëse Shaqir Fetai synon të mbështesë individët që janë duke punuar në këto fusha, ai duhet të bëjë këtë me përulësi dhe respekt të plotë duke i shpërblyer për angazhimin e tyre me muaj të tërë, dhe jo të vizatohet aty për një orë sa për t’u “luluar” me meritat e huaja! Kjo lloj ndërhyrjeje është e pranueshme vetëm kur është i mbështetur nga një angazhim i vërtetë e konstant, dhe jo një mundësi për t’u futur nën dritën e meritave të të tjerëve.
Një figurë dështake si Shaqir Fetai ka mundësinë të bëjë më shumë se kaq. Ai duhet të mbështesë dhe nxjerr në pah individët që janë të angazhuar në aktivitete të tilla, pa i përdorur ata si mjet për të arritur qëllime personale propagandistik. Aktivitetet si hatme, hifz dhe mbështetja e talebëve janë të ngarkuara me një përgjegjësi të thellë shpirtërore dhe shoqërore, dhe është e papranueshme që dikush të përfitojë nga to për të krijuar një imazh të rremë dhe të panevojshëm.
Në përfundim, është koha që Shaqir Fetai dhe të gjithë ata që janë të pranishëm në këto aktivitete të reflektojnë thellë mbi pozitat që mbajnë dhe të vlerësojnë mundësitë që kanë për të mbështetur këto aktivitete, pa i përdorur ato si mjet për të përfituar. Rëndësia e angazhimit të sinqertë dhe i ndershmërisë në këto fusha është më e madhe se çdo përpjekje për të mbushur një imazh personal, dhe kjo duhet të mbetet e paprekur.
Nëse vazhdojmë me këtë praktikë të grabitjes së meritatve të huaja, ne do të humbim thelbin e asaj që është e vërtetë dhe e pastër, duke përçmuar përpjekjet e atyre që janë të angazhuar me zemër dhe shpirt. Të gjithë ata që janë të angazhuar në këto aktivitete, meritojnë më shumë se sa të shihen si mjete për të mbushur ambiciet e dikujt tjetër. Deri më sot, nuk dihet nëse Shaqir Fetai nëpër tubime të tilla i premtoi ndonjë hafëzi të ri shkollim gratis në Medrese e në FSHI! Nuk dihet nëse e shpërbleu ndonjë muhafidh për aktivitetet e tij shumëmujore për të nxjerrë “Rojtarë të Kuranit”! Nuk dihet nëse e shpërbleu ndonjë mualim për aktivitetin e tij të devotshëm në përgatitjen profesionalisht të fëmijëve myslimanë për të jetuar shpirtërisht me normat e fesë islame. Këto duhet të jenë “aktivitete” të liderit fetar nëpër evente të tilla dhe jo të shkojë sa për t’i numëruar “aktivitetet” dhe për t’i llogaritur si angazhime te tij në avancimin e jetës fetare. Të bëhet lajm se Shaqir Fetai mori pjesë “në solemnitetin e dua hatmes” dhe mos të jetë lajm angazhimi shpirtëror i mualimit deri te kjo dua hatme, kjo vërtet që është tendencioze, naive dhe poshtëruese nga ana e Shaqir Fetait. Turp t’i vie!