Ky është personi që u arrestua në aeroport, për kanosjen e prokurorit

I arrestuari që u prangos në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për kanosjen e një prokurori, quhet Merxhan Rexhepi.

Klankosova.tv, merr vesh se ai është 28-vjeçar, dhe ka vendbanim të përkohshëm në Gjermani.

Sipas informatave të policisë, Rexhepi nuk ka raste të tjera si i dyshuar.

Policia tha se vepra penale është kryer nëpërmjet rrjeteve sociale, më 12 dhjetor të këtij viti.

Vërejtje:
Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

/KlanKosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *