Në një sondazh të realizuar nga agjencia “Market Vizhn”, për mkd.mk vë në dukje se nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet, 21.5% e të anketuarve do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 5.5% për koalicionin VLEN, 5.5 % për BDI-në 5.4 %, për LSDM-në, 3,9% për partinë “E majta” 2,9 % dhe për ZNAM 2,1%.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është lideri më i besueshëm me 27,2 për qind, pas tij renditet kreu i BDI-së Ali Ahmeti me 5,3 për qind, më pas janë Maksim Dimitrievski dhe Venko Filipçe me nga 3,6 për qind. Anketa është realizuar në periudhën nga 6 deri më 15 dhjetor, me gjithsej 1200 të anketuar.