Osmani dhe Starmer flasin për marrëveshjen e arritur në fushën e emigracionit

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, në margjinat e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Budapest të Hungarisë.

Në një postim në Facebook, Osmani është shprehur se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar.

“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit, ishin në fokus të diskutimit me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer”, ka pohuar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *