Hezbollahu sulmon një bazë izraelite në Haifa

Hezbollah ka thënë se forcat e tij kanë shënjestruar “fabrikë të eksplozivëve”, e cila gjendet në një bazë ushtarake në Haifa.
Izraeli nuk i ka komentuar pretendimet e Hezbollahut, teksa sa shkojnë dhe rriten kritikat diplomatike kundrejt Izraelit lidhur me një sulm të dytë në zonën e paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në Liban.

Dy paqeruajtës të OKB-së, me prejardhje nga Shri Lanka, janë plagosur në incident, ka thënë misioni më 11 tetor.

Më 10 tetor janë lënduar dy ushtarë indonezianë, të angazhuar në kuadër të misionit të OKB-së, si pasojë e një sulmi tjetër izraelit në një kullë vëzhgimi në qytezën libaneze, Nakuora.

Incidentet janë dënuar ashpër nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dhe aleatët perëndimorë të Izraelit, duke detyruar ushtrinë izraelite të zotohet për kryerje të një “hetimi të thuktë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *