Reparti i policisë kriminalistike-Sektori për krim ekonomik dhe korrupsion në koordinim me Repartin për parandalimin e krimit të organizuar dhe serioz, deri te Prokuroria publike Shkup, dorëzoi kallëzim penal kundër kryetarit të Karposhit Stevço Jakimovski dhe pesë personave të punësuar në sektorin për urbanizëm në këtë komunë dhe një personi juridik nga Shkupi.
Ka bazë për dyshim për vepër të kryer penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Arsyeja është legalizim të fushave tenisi afër hotelit Aleksandar Palas.
Nga komuna Karposh reaguan duke hedhur poshtë akuzat dhe duke thënë se në komunë punojnë zyrtarë profesionistë, që punën e tyre e kryejnë me përgjegjësi.