Zyrtarë të Policisë së Kosovës janë duke vazhduar të bëjnë patrullime rutinore në komunat në veri, ndërsa nga sot të gjithë vozitësit që kapen me patentë shoferë ilegalë të Serbisë do të gjobiten.
Ekipi i Klan Kosovës ka qëndruar sot gjatë ditës në komunat në veri dhe do të vazhdojë të qëndrojë për të parë gjobitjet dhe këtë proces.
Nga policia kanë pohuar se nuk kanë ndonjë plan zbatimi për këtë çështje.
Gjobat janë nga 500 deri në 1500 euro.
Më 23 gusht ka përfunduar afati për konvertim të patentë shoferëve të lëshuara nga strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë.
Numri i përgjithshëm i këtyre dokumenteve të konvertuara është 6 mijë e 509.