Irani ka hedhur poshtë thirrjet nga vende të tjera për t’u përmbajtur nga hakmarrja kundër Izraelit për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran muajin e kaluar.
Në mes të një stuhie të diplomacisë ndërkombëtare për të ulur tensionet, kryeministri britanik Keir Starmer i kërkoi presidentit iranian Masoud Pezeshkian të “heqë dorë nga kërcënimet e tij të vazhdueshme për një sulm ushtarak” në një bisedë të rrallë telefonike të hënën.
Por Pezeshkian tha se hakmarrja ishte një “mënyrë për të ndaluar krimin” dhe “e drejtë ligjore e Iranit”, sipas medias shtetërore iraniane.
SHBA-ja ka paralajmëruar se po përgatitet për “një grup të konsiderueshëm sulmesh” nga Irani ose përfaqësuesit e tij brenda kësaj jave dhe ka shtuar praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në mbrojtjen e Izraelit.
Lëvizja e fuqishme Hezbollah në Liban, e mbështetur nga Irani, po kërcënon gjithashtu të hakmerret për vrasjen e një prej komandantëve të saj të lartë nga Izraeli në një sulm ajror në Bejrut.
Të hënën në mbrëmje, udhëheqësit e Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë lëshuan një deklaratë të përbashkët duke i kërkuar Iranit dhe aleatëve të tij që të “përmbahen nga sulmet që do të përshkallëzojnë më tej tensionet rajonale”.
“Ata do të mbajnë përgjegjësi për veprimet që rrezikojnë këtë mundësi për paqe dhe stabilitet”, thanë Keir Starmer, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz.
Irani dhe aleatët e saj thonë se ata të cilët nuk i kanë dënuar vrasjet e Izraelit në Tehran, Bejrut dhe Damask nuk kanë të drejtë që të flasin për paqe dhe stabilitet. Zëdhënësi i qeverisë iraniane është shrehur se Irani kur është në pyetje mbrojtja e sigurisë kombëtare, nuk ka nevoj të marrë leje nga askush.