Bashkimi Evropian dënoi me forcë, të mërkurën, deklaratat e bëra nga ministri izraelit i financave, Bezalel Smotrich, i cili mes tjerash tha: “Vrasja dhe uria e dy milionë banorëve të Gazës mund të justifikohen, por bota nuk do të na lejojë ta bëjmë këtë. ”
Sipas Qendrës së Informacionit Palestinez, Bashkimi Evropian tha në një deklaratë për shtyp se “vrasja e qëllimshme e civilëve nga uria është një krim lufte” dhe se “Deklarata e Smotrich se mund të jetë e justifikuar dhe morale të lejohet që Izraeli të shkaktojë vdekjen e dy milionë civilëve nga uria është një çështje jashtëzakonisht e turpshme.”
Bashkimi Evropian shtoi: “Kjo tregon edhe një herë përbuzjen e Smotrich për të drejtën ndërkombëtare dhe parimet themelore të njerëzimit”.