Boksierja Donjeta Sadiku, është e para që do të nisë garat nga ekipi kosovar në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Ajo do të përballet sonte me boksieren nga Tajlanda, Thamanya Somnuek, në raundin e parë të kategorisë deri në 60 kg.
Meçi nis prej orës 21:05 dhe transmetohet në RTK.
“I urojmë fat dhe suksese”, tha Komiteti Olimpik i Kosovës ndër të tjera në kumtesë.