Obama lavdëron Bidenin, për Harrisin s’flet ndonjë fjalë

Ish-presidenti amerikan Barack Obama, nuk ka shprehur mbështetje për zëvendëspresidenten e ShBA-së Kamala Harrisin, pasi ajo u miratua nga Joe Biden si pasuesja e tij në kandidaturën për zgjedhjet presidenciale, pasi ai vet u tërhoq si kandidati demokat.

Për Harrisin shprehi mbështjetje ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe gruaja e tij Hillary Clinton.

Guvernatorët Gavin Newsom dhe Josh Shapiro, që dikur u propozuan si zëvendësues të mundshëm të Bidenit, gjithashtu mbështetën Harrisin.

Një deklaratë nga zyra e Obamas lavdëroi Bidenin, por nuk i referohej zëvendëspresidentes, raporton Sky News.

“Ne do të lundrojmë në ujërat e paeksploruar në ditët në vijim. Por kam besim të jashtëzakonshëm se liderët e partisë sonë do të jenë në gjendje të krijojnë një proces nga i cili do të dalë një kandidat i shquar ” shkruhej në të.

“Unë besoj se vizioni i Joe Biden për një Amerikë bujare, të begatë dhe të bashkuar që ofron mundësi për të gjithë do të shfaqet plotësisht në Konventën Demokratike në gusht”, thuhej tutje aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *