Nga Skender Kapiti
Po ta shikosh nga jashtë dhe në dukje në atë se cfarë reklamohet nga politika, shteti,qeveria e mediat, Shqipëria duket e paraqitet si shtet demokratik,liberal, modern dhe proeuroatlantik, por po t’a shikosh nga brënda dhe po të dëgjosh atë se cfarë prekin, përjetojnë dhe cfarë thonë qytetarët shqiptarë, pra po ta shohësh atë se cfarë percepton publiku por dhe në ato raportet e institucioneve demokratike ndërkombëtare mbi atë atë se si funksionon shteti shqiptar, pra atë se cfarë realisht flet realiteti: Shqipëria është një shtet i kalbur ku vegjeton e sundon krimi i korrupsionit, tradhtria, hajdutërisë, droga, krimi ordiner, pasiguria dhe padrejtësia ; dhe demokracia është vetëm fasadë.
Edhe në diktaturën komuniste, Shqipëria reklamohej si vëndi i mrekullisë socialiste, i mirëqënies e i lumturisë së rrejshme, si shkëmb graniti e fanar ndricues në botë por që ishte një vënd sketerrë përvuajtjeje, shtypjeje, mjerimi dhe jolirie.Dhe vetëm në vitet e agonisë e të vetërënies së së komunizmit Shqipëria u njoh në botë, dhe vetëm pasi kur u ekspozua dhe kur falimentoi krejtësisht shteti socialist, si dhe prej eksodit dhe braktisjes masive të Shqipërisë prej shqiptarëve.
Dhe po kjo gjë vazhdoi edhe gjatë këtyre viteve të tranzicionit të këtij sistemi pseudodemokratik dhe anarkik dhe sidomos gjatë këtyre 12 viteve të keqqeverisjes së Partisë Socialiste kur Shqipërinë e kanë braktisur mbi 600 mijë shqiptarë, dhe kur edhe 50% e atyre që janë sot në Shqipëri kërkojnë që të largohen nga Shqipëria nga papunësia, nga pasiguria, krimi dhe korrupsioni.
Qeveria krenohet se në Shqipëri hynë e dolën kaq e aq turistë të huaj, por nuk përmënd se përse braktiset Shqipëria nga shqiptarët dhe pse shqiptarët janë të parët në Europë që këkojnë azil në BE?
Pa hyrë në detaje e në hollësira të tjera vetëm ky fakt është i mjaftueshëm për t’ia cjerrë e grisur maskën mashtruese kësaj politike e pushteti të këtrij tranzicioni.
Nuk mund të maskohet fallcodemokracia në Shqipëri me ecejaket nëpër botë të kryeministrit shqiptar, as me fasada e as me me organizime samitesh e takimesh ndërkombëtare në Tiranë, pasi demokracia dhe shteti ligjor ka të bëje me realizimin e standardeve demokratike moderne, ka të bëjë me mënyrën dhe me cilësinë e qeverisjes, ka të bëjë me cilësinë e jetesës, ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, kundër drogës, kundër vjedhjes dhe hajdutërisë institucionale, ku për këto qeveria e sotme është kampione Europe në korrupsion, hajni, mashtrime, trafikim e kultivim droge, pasiguri, padrejtësi e xhvatje të parasë publike në tendera, në investime; kampione në numrin e të punësuarve parazitarë në administrate dhe nëpër ndermarrje shtetërore të militantëve dhe plot me patronazhistë.
Sot shteti shqiptar është një ndër vëndet më borxhli dhe ndër më problematikët në botë për korrupsion dhe ndër më problematikët me sistemin e drejtësisë.
Nuk është aspak kombetare dhe nuk janë të justifikueshme që vetëm për interesa pushteti, nuk janë të justifikueshme “ndërhyrjet” në jo pak raste të Tiranës edhe në punët e brëndshme të Kosovës ,kur ato ndërhyrje apo “këshilla” e “propozime” të Tiranës bien ndesh dhe janë kundër innteresave të Kosovës dhe në dëm të sovranitetit shtetëror dhe të tërësisë territoriale Republikës së Kosovës.
Shqipëria vëndi kampinon për pensionet më të ulta në Europë, vëndi të cilit i duhen edhe 70 vite për të kapur standardet e sotme të BE-së.
Korrupsioni në Shqipëri është pëdorur për të blerë votën e pushtetin, për të blerë e manipuluar opinionin dhe mediat, për të blerë shoqërinë civile, për të përcarë opozitën; korrupsioni përdoret për të blerë, korruptuar e paralizur sindikatat. Korrupsioni përdoret për të mbajtur pushtetin.Ky është realiteti në Shqipëri sot dhe që prej 30 vitesh tranzicion.