Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Tetë ushtarë izraelitë janë vrarë brenda Gazës, ka konfirmuar ushtria izraelite.

Sipas ushtrisë izraelite, ushtarët u vranë në një shpërthim në qytetin jugor të Rafah.

Tetë të vdekurit besohet se kanë qenë duke vozitur në një autokolonë pas një ofensive gjatë natës kundër Hamasit dhe kanë vdekur brenda një automjeti të blinduar.

Ndërsa incidenti i fundit konsiderohet si më vdekjeprurësi për ushtarët izraelitë që nga janari, kur 21 ushtarë u vranë nga shembja e dy ndërtesave në Gazën qendrore.

Siç raportohet, sulmet izraelite në Rafah deri më tani kanë zhvendosur më shumë se një milion palestinezë, duke i detyruar ata të vendosen në zona me pak ose aspak me qasje në ushqim, ujë ose strehim të sigurt.

OKB-ja ka paralajmëruar se më shumë se një milion njerëz pritet të “përballen me vdekjen ose urinë deri në mes të korrikut”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *