Sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të shqyrtohet rezoluta për Srebrenicën është caktuar për 23 maj.
Sipas faqes së internetit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sesioni do të mbahet të enjten, më 23 maj, nga ora 10:00 deri në orën 13:00.
Pas dy vonesash, rezoluta pritej të ishte në rend dite këtë javë. Megjithatë, seanca për këtë çështje u shty edhe për një javë tjetër.
Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk janë detyruese, por kanë peshë politike dhe pasqyrojnë pikëpamjet e anëtarëve të atij organi për çështjen apo temën në lidhje me të cilën janë miratuar.