Edhe 7 ditë ka kohë që ata qytetarë të Kosovës që nuk e kanë bërë regjistrimin, ta kryejnë këtë proces.
Duke qenë se 17 maji po afron, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë thirrje për regjistrimin e qytetarëve, ekonomive familjare dhe banesave.
“Regjistrimi përveç se është obligim qytetar është edhe obligim ligjor. Luteni që ta shfrytëzoni këtë periudhë për t’u regjistruar”, thotë ASK-ja.
“Gjatë ditëve në vazhdim, regjistruesi duhet t’ju kontaktojë për ta zhvilluar intervistën me Ju. Nëse nuk jeni kontaktuar deri më tani (nuk keni informatë se kush është regjistruesi/ja në zonën tuaj) luteni të kontaktoni komunën tuaj ose ASK-në”.
Në rast se nuk merr ndonjë përgjigje nga komuna (pas disa tentimeve) qytetarët mund të kontaktojnë:
Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në:
Email: infoask@rks-gov.net
Tel: (+383) 038 200 31 129
Tel: (+383) 046 500 156 (REKOS2024)
Tel: (+383) 046 500 151 (REKOS2024)
Ndërkaq këtë të premte përfundon edhe afati i lojës shpërblyese i kësaj agjencie që bëhet përmes platformës e-Kosova.