Duhet të ketë një përgjigje vendimtare dhe të përbashkët nga Polonia dhe vendet nga Perëndimi nga agresioni rus, kështu thotë zëdhënësi i Zyrës së Shërbimeve Speciale, Stanisłaë Żaryn.

Żaryn thotë se një përgjigje e tillë vendimtare është e nevojshme sepse “qëndrimi agresiv i Rusisë nuk po zbutet, por në të vërtetë po rritet më shumë”.

Siç thotë ai, kjo mund të shihej në sulmet e fundit kibernetike të sponsorizuara nga Kremlini ndaj qindra kompanive të vogla dhe të mesme në Shtetet e Bashkuara dhe në ato në Poloni, e cila ishte në qendër të luftës hibride ruse të informacionit.

Sidoqoftë, Żaryn shprehet se derisa diskutimi mbi marrëdhëniet e ardhshme midis Perëndimit dhe Rusisë është përsëri në agjendën ndërkombëtare ka sugjerime për një lloj rivendosjeje në marrëdhëniet me Moskën.

Sipas mendimit të tij, kjo vetëm inkurajon Rusinë, e cila “po intensifikon më tej veprimet e saj përmes përdorimit të të ashtuquajturave masa aktive, të njohura si luftë hibride”.

Ai tregon se këto aktivitete përfshijnë “spiunazhin, luftën e informacionit, operacionet me ndikim armiqësor, operacionet kibernetike, korruptimi i sistemit financiar, kërcënimi ose eliminimi i kundërshtarëve politikë, sabotimi dhe veprimtaritë subversive”.

“Polonia, si një vend i NATO-s dhe si pjesë e krahut lindor të Bashkimit Evropian, është në vijën e parë të veprimtarive të tilla dhe përbën epiqendrën e tyre dhe si e tillë mund t’i sigurojë Perëndimi shembuj që konfirmojnë taktikat agresive të Kremlinit”, shkroi Żaryn në StopFake.

Si një shembull i një veprimtarie të tillë, ai iu referua një sulmi të fundit nga një grup hakerësh me lidhje me shërbimet e inteligjencës ruse, i cili kishte për synim mbi 4 mijë e-mail të politikanëve polakë, duke përfshirë shefin e Zyrës së Kryeministrit, Michał Dworczyk.

Pasi kishin fituar qasje në postat elektronike të tij “kriminelët kibernetikë filluan një fushatë dezinformimi, qëllimi i së cilës ishte të destabilizonte skenën politike në Poloni”.

“Perëndimi duhet të jetë gjithmonë në të njëjtën anë kur bëhet fjalë për bllokimin e aktivisteve të tilla, në mënyrë që kërcënimet e Rusisë të mund të neutralizohen”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…