Një pjesëtar i zyrës së nënpresidentit amerikan, Mike Pence, është infektuar me koronvirusin e ri. Ai është testuar dhe ka dalë pozitiv.

“Presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence nuk kanë pasur kontakte të ngushta me këtë person”, tha Katie Miller sekretare për shtyp e nënpresidentit Pence.

Miller tha se zyra e nënpresidentit Pence ishte njoftuar të premten në mbrëmje për rezultatet e testimit të zytarit të saj.

Në deklaratë nuk u bë i ditur identiteti i këtij personi.

Pence është duke udhëhequr grupin e punës të Shtëpisë së Bardhë për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.

Zyra e nënpresidentit amerikan nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për detaje të mëtejshme dhe nëse Mike Pence do të kryejë një test të koronavirusit, raporton Reuters.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dalë negativ për koronavirusin, tha mjeku i tij javën e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Hajdari: Reciprociteti me Serbinë është duke ndodhur

Ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se reciprociteti me…

El Cheka: Pse nuk po arrestohen kamatashët e Tetovës?

Anonim nga nje njeri familjar i Shkreti shkojn e Kasirin. Pershendetje Ardian…

Blinken: Putin do të tentojë të rrëzojë qeverinë në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se është “i bindur” se…

Policia franceze hap zjarr mbi një veturë në qendër të Parisit, vriten dy persona  

Policia mbrëmë ka qëlluar mbi një veturë në qendër të Parisit, duke…

Polonia dhe vendet Baltike aktivizojnë Nenin 4: Çfarë do të thotë

Vendet anëtare të NATO-s, Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania kanë aktivizuar Nenin…