Një zyrtar amerikan, i dërguar special për Korenë e Veriut, Sung Kim, ka paralajmëruar se ky vend do të mund të kryente teste të armëve bërthamore në çdo moment.

Paralajmërimi i Kim vjen disa ditë pasi që Pyongyangu testoi tetë raketa balistike.

Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman, tha para gazetarëve se çfarëdo testimi bërthamor do të rezultonte me “një përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme”.

Pyongyangu nuk ka kryer teste bërthamore për pesë vite.

Megjithatë, tensionet në Gadishullin korean po rriten, kurse Kim tha se Koreja e Veriut ka lansuar 31 raketa këtë vit që është një rekord i ri. Rekordi i kaluar ishte ai i vitit 2019, ku u testuan 25 raketa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Rusinë për sulmet kibernetike në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e kanë akuzuar Rusinë se qëndron prapa…

Gjenden mbetje mortore, personi kishte veshje ushtarake dhe emblemë të UÇK-së (FOTO)

Në fshatin Brekoc të Gjakovës në vendin ku janë të varrosur dëshmorët…

Ekspertët: Masa më rigoroze për personat në vetizolim

Nevojiten masa më restriktive për personat që janë në izolim dhe vetë…

Menendez, Escobarit: Po i bëni presion Kosovës ta bëjë një Asociacion që bie ndesh me Kushtetutën – mos ta bëjmë edhe një tjetër Republika Srpska

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez,…

Ministrat e BE-së, më 10 maj, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë…