Zyrtarët në Wuhan hoqën provat thelbësore nga tregu i ushqimeve të detit që mendohet të jetë “djepi” i pandemisë së COVID-19, ka pohuar mikrobiologu kryesor në Kinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, profesori Kwok-Yung Yuen, ekipi i të cilit e identifikoi virusin SARS në vitin 2003, tha se dyshon që autoritetet u përpoqën me qëllim të “mbulojnë” burimin e këtij shpërthimi që tani ka infektuar më shumë se 16 milionë njerëz në mbarë botën.

Në një intervistë për BBC, e cila pritet të transmetohet në mbrëmje, Yuen nga Universiteti i Hong Kong-ut tha se Tregu i Ushqimit të Detit Huanan, ishte dezinfektuar përpara se një ekip shkencëtarësh të hetojnë rastin.

“Unë dyshoj se ata janë munduar të fshehin problemin e Wuhanit”, tha Yuen.

“Zyrtarët lokalë nuk e kanë plasuar menjëherë informacionin mbi këtë shpërthim”, u shpreh mikrobiologu.

Eksperti potencoi se ai dëshironte që vetvetiu të vizitonte zonën e cila dyshohet që e filloi shpërthimin e coronavirusit.

Në qoftë se ka pasur prova që virusi kërceu nga kafshët tek njerëzit, tani nuk do të mund të evidentohen, pasi ato nuk ekzistojnë më, rrëfeu Yuen.

“Kur shkuam për inspektim në Tregun Ushqimor Huanan, nuk kishte asgjë për të parë, pasi zona ishte e pastruar”, tha ndër tjerash mikrobiologu kinez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…