Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë për sjellje të papërgjegjshme, pasi një dron amerikan u përplas në Detin e Zi pasi iu afruan dy aeroplan rusë, raporton BBC.

Para përplasjes, aeroplanët rusë thuhet se i kishin hedhur benzinë në drejtim ku po lëvizte droni, që Shtetet e Bashkuara thonë se ishte hapësirë ndërkombëtare ajrore, transmeton Telegrafi.

Droni MQ-9 Reaper ishte rrëzuar të martën, pas një konfrontimi që zgjati 30 deri në 40 minuta, kanë bërë të ditur zyrtarët amerikanë.

Në anën tjetër, Rusia ka mohuar pretendimet se dy aeroplanët e saj Su-27, kishin pasur çfarëdo kontakti me dronin amerikan.

Pyetja kryesore është nëse takimi i dronit me aeroplanë rusë ishte thjesht një përpjekje e Rusisë për të penguar dronin amerikan dhe punën e tij – apo nëse ishte një përpjekje e qëllimshme për ta rrëzuar atë.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:03 të martën.

Disa herë para përplasjes, aeroplanët luftarakë hodhën karburant mbi dronin në një “mënyrë të pamatur, të pasigurt për mjedisin dhe joprofesional”, thuhet në një deklaratë.

“Fluturakja jonë MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u kap dhe u godit nga një aeroplan rus, duke rezultuar në një përplasje dhe humbje të plotë të MQ-9”, u tha ndër tjera.

Dronët Reaper janë fluturake vëzhgimi me krahë të gjerë deri në 20 metra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ngrihen akuza kundër 11 personave për abuzime me dhënien e pasaportave

Prokuroria themelore publike në Shkup ngirit aktakuzë kundër 11 personave lidhur me…

Sulmohet Konsullata e Nderit e Shqipërisë në Ukrainë (VIDEO)

Është sulmuar Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë. Kjo…

Borrell: Bashkimi Evropian ka nevojë për migrantët

Bashkimi Evropian ka nevojë për migrantët si për arsye humanitare ashtu edhe…

Incidenti në Reçicë, Jusuf Bilalli: Xhevat Ademi ka shtënë me armë (video)

Prindi i të riut që u plagos para një muaji në një…

“Lufta me Greqinë, çështje kohe”/ Nacionalistët turq: Nuk i kthejmë shpinën interesit tonë në Mesdhe

Kreu i Lëvizjes Kombëtare Turke Devlet Bahçeli deklaroi se lufta me Greqinë…