Zyrtarët afganë kanë kritikuar ashpër tërheqjen e pakushtëzuar të forcave amerikane nga vendi, të njoftuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, duke i dhënë fund një misioni dekada të gjatë.

“Kjo është gjëja më e papërgjegjshme, egoiste që Shtetet e Bashkuara mund t’u bëjnë partnerëve të saj afganë”, tha negociatori i paqes i qeverisë Afgane në Doha, i cili nuk dëshironte të përmendej me emër.

Ai shtoi se mund të ishte fundi i luftës për Uashingtonin, por që partnerët afganë do të paguajnë çmimin, “Ata mund ta kishin përfunduar këtë më me përgjegjësi dhe me pak më shumë durim”, raporton theguardian.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane u tha gazetarëve të martën se Biden vendosi të tërheqë forcat amerikane nga Afganistani në 11 Shtator, saktësisht në 20 vjetorin e pushtimit të SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara pushtuan Afganistanin pas sulmit terrorist në Amerikë më 11 shtator dhe përmbysën regjimin Taliban. Është lufta më e gjatë që ka bërë Uashingtoni.

Aktualisht në Afganistan gjenden rreth 10 mijë trupa të NATO-s dhe vendet partnere, të cilat mbështesin një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike duke trajnuar dhe këshilluar forcat e sigurisë në luftën e tyre kundër ekstremistëve islamikë, të tillë si talibanët. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë do të udhëtojnë në Kiev, për të takuar presidentin Zelensky

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë do të udhëtojnë të gjithë…

Irani kërcënon me largim nga traktati bërthamor për shkak të sanksioneve

Ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka deklaruar për mediet shtetërore…

Spasovski: Prokuroria nuk kishte guxim të caktojë paraburgime për incidentin që ndodhi në ‘Alexander Palace’

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasaovski tha se “MPB në mënyrë…

Tërmeti 5.1 shkallë shkund Francën

Një tërmet ka goditur Francën Perëndimore, duke u ndjerë deri në Bordeaux…

LSDM: VMRO-ja do të mbahet mend si bllokuesja më e madhe për vitin 2019

Nga LSDM njoftojnë se mund të konstatohet se VMRO-ja do të mbahet…