Zvicra është afër “thyerjes” së traditës shekullore si një shtet neutral, pasi presioni rritet mbi qeverinë për t’i dhënë fund ndalimit të eksporteve të armëve zvicerane në zonat e luftës.

Për momentin, blerësit e armëve zvicerane janë të ndaluar ligjërisht të rieksportojnë ato armë.

Megjithatë, thirrjet nga fqinjët evropianë të Zvicrës për të lejuar transferime të tilla në Kiev janë rritur dhe dy komitetet e sigurisë të parlamentit zviceran kanë rekomanduar që rregullat të lehtësohen në përputhje me rrethanat, shkruajnë mediat e huaja.

“Ne duam të jemi neutralë, por jemi pjesë e botës perëndimore”, ka thënë Thierry Burkart, kreu i partisë së qendrës së djathtë FDP, i cili i ka paraqitur një mocion qeverisë për të lejuar rieksportin e armëve në vendet me vlera të ngjashme demokratike si Zvicra.

Ndryshe, sipas rregullave zvicerane të neutralitetit, të cilat datojnë që nga viti 1815, Zvicra nuk dërgon armë direkt ose indirekt për luftëtarët në një luftë.

Në teori, vendet e treta mund të aplikojnë në Bernë për të rieksportuar armë zvicerane që kanë në stoqet e tyre, por leja pothuajse gjithmonë refuzohet.

Dhe kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, bota mund të përballet me një “luftë më të gjerë” me afrimin e përvjetorit të parë të agresionit rus të Ukrainës, ka paralajmëruar shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Guterres i bëri thirrje botës që të “punojë më shumë” për të sjellë paqen.

Siç ka thënë ai, perspektivat e paqes “vazhdojnë të zvogëlohen” dhe “shanset për përshkallëzim të mëtejshëm dhe gjakderdhje vazhdojnë të rriten”.

“Kam frikë se bota nuk po ecën ‘përgjumshëm’ drejt një lufte më të gjerë. (Dhe) Ajo po e bën këtë me sy hapur”, tha ai.

Guterres tha gjithashtu se është koha që vendet me armë bërthamore të heqin dorë nga përdorimi i parë i të gjitha armëve bërthamore, duke përfshirë armët bërthamore taktike, një përdorim i mundshëm në luftën ruse në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sela: Ndajmë po të njejtin zhgënjim me qyetarët, fajtor Qeveria jo BE-ja!

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas dështimit së Maqedonisë së…

Borisov tërhiqet nga kandidimi për kryeministër

Propozon koalicionin qeveritar anti-Putin Kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare bullgare…

U keqtrajtua fizikisht në kufi nga policia malazeze, reagon Petraq Milo

Pedagogu Petraq Milo ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj…

Synimi i Turqisë “nuk është të bllokojë” anëtarësimin në NATO të Suedisë dhe Finlandës, thotë Stoltenberg

Turqia e ka bërë të qartë se qëllimi i saj nuk është…

Kërkohen hetime ndaj ish-ministrit shqiptar në Maqedoni, Antikorrupsioni thirrje Policisë financiare

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dje në seancë i propozoi…