Spanja dëshiron të dërgojë armë në Ukrainë, por Zvicra po e bllokon atë sepse duhet të lëshojë një leje për rieksportin e armëve të caktuara.

Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles, po pret dritën jeshile nga shteti zviceran për të eksportuar disa pajisje ushtarake në Ukrainë.

Zvicra ndalon dërgimin e disa materialeve ushtarake nga Spanja në Ukrainë, tha ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles. Me veton e saj, Zvicra aktualisht parandalon çdo transport të materialit ushtarak nga Spanja në Ukrainë.

Sipas Robles, Spanja po përpiqet t’i sigurojë mbështetje ushtarake Ukrainës, raporton swissinfo.

“Por për të dërguar materiale të caktuara na duhet një lloj leje nga Zvicra, të cilën nuk na e japin për momentin”, tha ajo.

Robles tha se e kupton, e respekton dhe e pranon neutralitetin e Zvicrës. Ministria ripohoi nevojën për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në funksion të “pasigurisë” globale.

“Raketa mund të arrijë në Madrid nga Moska”, tha Robles.

Ndryshe, Spanja është një ndër shtetet e fuqishme evropiane që më së paku e ka ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Në Kuvend dialog në kuadër të procesit “Zhan Mone”

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut procesi “Zhan Mone” sot…

Arrestohet ish drejtori i Doganës, Dragan Daravellski

Policia kufitare në “Tabanoc” ka arrestuar ish drejtorin e Doganës, Dragan Daravellski.…

Zelensky: Nuk jam i sigurt nëse Putini është gjallë

Gjatë fjalimit të tij në Forumin Botëror Ekonomik të mbajtur në Davos…

Osmani: Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar para takimit që pritet të…

Eksporti i grurit nga Ukraina, niset anija e parë që prej fillimit së luftës

Anija e parë që transportonte grurë është nisur nga një port ukrainas…