Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Zvicrës, Thomas Sussli bëri thirrje për intensifikimin e bashkëpunimit me NATO-n.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror SRF të Zvicrës, Sussli foli në një aktivitet lidhur me prezantimin e aktiviteteve të ushtrisë zvicerane për vitin 2023 në Qendrën e Armëve në rajonin Thun.

“Pas Forcave Ajrore të Zvicrës dhe Forcave Speciale, edhe Forcat Tokësore duhet të stërviten me NATO-n”, tha Süssli duke shtuar se Zvicra nuk është kundër as pjesëmarrjes në stërvitjet në përputhje me nenin 5 të Marrëveshjes së Atlantikut të Veriut e cila parashikon ndihmën ndaj çdo vendi anëtar që sulmohet.

Ai bëri thirrje për intensifikimin e bashkëpunimit aktual me NATO-n. Duke theksuar rëndësinë e të kuptuarit të procedurave, strukturave dhe proceseve operacionale, Sussli tha se kjo mund të realizohet edhe me stërvitje.

– Partitë politike reaguan ndaj thirrjes së Sussli-t

Kjo kërkesë e Sussli-t lidhur me NATO-n u kritikua nga Partia Social Demokrate Zvicerane (SP) dhe Partia Popullore Zvicerane (SVP) e ekstremit të djathtë.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Zyrihut SVP, Mauro Tuena tha se “Në një pikë NATO do të vijë dhe do të thotë ‘tashmë ka mbaruar puna e zgjedhjes me cilësi‘”.

“Kjo nënkupton se Zvicra do të detyrohet të marrë pjesë në luftë nëse sulmohet një vend anëtar i NATO-s”, theksoi Tuena duke shtuar se në këtë pikë Zvicra do të humbasë neutralitetin e saj.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Zyrihut SP, Min Li Marti ka vënë në dukje se nuk mendon që kërkesa e Süssli-t mund të marrë mbështetjen e shumicës dhe se ka shumë shqetësime për këtë çështje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Prokuroria: Vrasësit ishin me maska, punohet për t’i kapur

Prokurori publik kujdestar bash kë me policët,sonte kanë kryer hetim në objektin…

Sulm terrorist në Francë

Një person ka goditur një xhami në pjesën lindore të Francës, ndërsa…

Zhbogar: “Reketi” u shndërrua në “reality show”

. Për ambasadorin e Bashkimin Evropian, Samuel Zhbogar, procesi gjyqësor për rastin…

Roth: Shumë njerëz janë larguar nga vendi juaj, do të isha i lumtur nëse do të ktheheshin

“Mesazhi im është fare i qartë: askush nuk mund të të përshkruajë…

Hill: Në vitin 2023 do të ketë më shumë investime amerikane në Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi Christopher Hill, ka…