Zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjiq ka folur pas hetimeve të para rreth aksidentit tragjik në Kroaci të autobusit të linjës Frankfurt-Kroaci.

“Sipas fakteve të vërtetuara deri më tani, bëhet fjalë për një autobus që ka dal jashtë rrugës. Autobusi udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë. Drejtuesi i autobusit u kap në vendin e ngjarjes, ndërkohë u arrestua, po ndërmerren veprime të tjera provuese për fillimin e procedimit penal”, tha fillimisht ai, shkruan Dnevnik.hr.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrën jo të duhur, ai nuk e përdori shiritin e trafikut, duke u aksidentuar. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani”, tha Pranjiq.

“Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por këtë do ta vërtetojmë më vonë”, shtoi Pranjiq.

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh ka deklaurar se në spitalin rajonal të Slavonski Brod janë pranuar rreth 45 të lënduar, ku 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ndryshe, ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka udhëtuar drejt Kroacisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…