Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metju Palmer ka theksuar se nëse nuk pastrohet rasti ‘Haraç’, rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së do të vështirësohet.

“Bëhet fjalë për akuza serioze dhe për të gjitha këto akuza kërkohet përgjigje serioze. Ne mbështesim hetim të plotë, themeltar dhe transparent për të gjitha këto akuza, ndërsa nëse janë dëshmitë, atëherë edhe ndjekje adekuate penale”, theksoi zyrtari i lartë amerikan.

Sipas tij, ky është një rast për pushtetin në Maqedoninë e Veriut të tregojë përkushtim për zbatimin e sundimit të së drejtës. Ai tha se është optimist për fillimin e negociatave paraqasëse të Maqedonisë me BE-në gjatë vjeshtës, por zgjidhja e hetimeve të lidhura me kryeprokuroren speciale, Katica Janeva do të jetë kyçe për këtë çështje. Palmer gjithashtu përmendi edhe mospajtimet e partive lidhur me Ligjin për Prokurorinë Publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Eksporti i grurit nga Ukraina, niset anija e parë që prej fillimit së luftës

Anija e parë që transportonte grurë është nisur nga një port ukrainas…

Autoritetet ukrainase: Shumica e forcave ruse janë larguar nga Çernobili

Shumica e trupave ruse që pushtuan centralin bërthamor të Çernobilit pasi pushtuan…

Thaçit dhe Veselit u vazhdohet paraburgimi nga Specialja

Ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, u është vazhduar…

Simovski për regjistrimin: Bëmë punë të shkëlqyer dhe korrigjuam turpin e vitit 2011

Një javë para publikimit të të dhënave nga regjistrimi i popullsisë, amvisërive…

​Kurti javën e ardhshme në samitin në Slloveni, do të tentohet arritja e disa marrëveshjeve rajonale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javën e ardhshme do të marrë pjesë…