Zyrtarë nga Lista serbe, kanë nisur të sfidojnë shtetin e Kosovës, edhe nga pozitat e reja në Qeverinë e re të drejtuar nga Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Zyrtarë të saj vazhdimisht kanë deklaruar se nuk e njohin Republikën e Kosovës, madje asaj i referohen si “Kosova dhe Metohija”. Kjo është dëshmuar edhe dje, gjatë takimeve të zëvendëskryeministrit nga Lista Serbe dhe ministrit të Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, i cili ka hequr flamurin e Kosovës nga zyra e tij, përcjell Bota Sot.

Sipas raporteve nga mediat serbe, flamuri i Kosovës nuk u pa në zyrën e Rakiqit, në takimet që ai pati me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë Natalia Apostolova.

“Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, hoqi nga kabineti i tij të ashtuquajturin flamur i Kosovës”, shkruan b92.

Sipas këtij mediumi, në dy takimet që Rakicq pati, me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë Natalija Apostolova, nuk kishte simbole të “të ashtuquajturës të shtetit të Kosovës”, të paktën sipas fotove zyrtare të dërguara në media nga Zyra për Media e kësaj ministrie.

Pritet të shihet nëse kryeministri Avdullah Hoti, do të shkarkojë nga pozita Rakiqin, i cili që në fillim ka thyer protokollin e shtetit të Kosovës, duke mos respektuar simbolet e tij.

Kujtojmë se kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ishte kritikuar ashpër pasi kishte ndërruar vendin e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi në kabinetin e saj. Veprimi i saj kishte nxitur edhe reagimin e Thaçit.

Mbetet për t’u parë nëse presidentit do t’ia tërheq vëmendjen edhe veprimi i zëvendëskryeministrit të ri nga Lista Serbe.

LDK-ja vazhdimisht është kritikuar për koalicionin me Listën Serbe, pasi zyrtarë të saj deri para pak kohe kishin deklaruar se një qeveri e varur prej tyre, nuk do të ishte stabile./BS

https://m.facebook.com/maplks/photos/a.367487520329885/898714097207222/?type=3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…