Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar të mërkurën që ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, t’i vazhdohet masa e paraburgimit.

“Gjyqtari i procedurës paraprake dhe Gjykata e Apelit kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se paraburgimi i Thaçit është i arsyetuar në baza të shumëfishta, se asnjë kusht i shkurtër i paraburgimit në objektet e paraburgimit të Dhomës së Specializuar të Kosovës (DhSK) s’do të ishte i mjaftueshëm për të minimizuar rreziqet dhe se periudha e paraburgimit – duke marrë parasysh të gjitha rrethanat relevante – është e arsyeshme”, thuhet në kërkesë të tyre.

Sipas tyre, që nga përcaktimi më i fundit i këtij Paneli më 19 dhjetor 2022, nuk ka pasur asnjë ndryshim në rrethanat që devijojnë nga ai përcaktim.

“Në të vërtetë, transferimi i çështjes në Panel, caktimi i datës së gjykimit dhe zhvillime të tjera të rëndësishme që tregojnë progres të qëndrueshëm dhe do t’i japin Thaçit qasje të mëtejshme në informacione në lidhje me dëshmitarët e ndjeshëm dhe rastin kundër tij, mbështesin domosdoshmërinë dhe arsyeshmërinë e paraburgimit”, ka thënë Prokuroria.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor, të vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ambasadorja gjermane në Shkup tregon se si të luftohet korrupsioni: Mos lini para te mjekët

Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Anke Holstein tha se qytetarët duhet ta…

Talat Xhaferi me porosi për qytetarët dhe partitë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka apeluar që qytetarët të shfrytëzojnë të…

Arrestohet shtetasi bullgar që mashtronte shkupjanët

Policia sot në vendkalimin kufitar “Deve Bair” ka arrestuar 34-vjeçarin N.P.S. nga…

Të shtëna në Shkup! Pas sulmit fizik, 28-vjeçari qëlloi me armë drejt një personi

Miniatria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnate, gjegjësisht në…

Rreziku i përhapjes së luftës përtej Ukrainës, ushtarët e NATO-s tregojnë forcën në Rumani

Njësia më e afërt e NATO-s me luftën në Ukrainë ka kryer…