E gjithë bota është e alarmuar për zjarret në Amazonë dhe të gjithë janë në këmbë për ndihmë. Por alarmi për Amazonën bie sërish fort. Zjarret masive që po shkrumbojnë dita–ditës mushkërinë e globit, po depërtojnë edhe në Paraguai.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar së fundmi, imazhet satelitore që tregojnë situatën alarmante të Amazonës në flakë, teksa zjarret po hyjnë edhe në territore të tjera.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe presidenti kilian, Sebastian Pinera, kanë pohuar faktin se kombet e G7 do të sigurojnë një fond prej 20 milionë dollarësh për të luftuar tragjedinë që ka përfshirë Amazonën.

Frika për banorët e Amerikës Jugore për përhapjen e flakëve në të gjithë kontinentin e hemisferës Perëndimore sa vjen e rritet.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese të shohësh këtë lloj shkatërrimi”, janë shprehur vendasit.

Kështu, Amazona – pylli më i madh në botë, që deri më sot ka ndihmuar në ngadalësimin e ngrohjes globale, po humbet rolin kryesor si dhe titullin “mushkëria e botës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e ri të ushtrisë ruse përgjatë kufirit me Ukrainën

Imazhet satelitore të kompanisë amerikane për teknologji hapësinore Maxar, tregojnë se Rusia…

Kim Jong-Un ka vdekur? Tashmë e thonë edhe mediat kineze

Janë gjithmonë e më të shumta, dhe nga burime të ndryshme, zërat…

Mickovski: Dorëheqje duhet të jep komplet Qeveria, Rashkovski duhet të përfundoj në burg

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski derisa komentoi dorëheqjen e Dragi Rashkovskit deklaroi…

Pas sëmundjeve të gjakut, kanceri është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në Maqedoni

Sëmundjet kancerogjene janë shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjeve në…

Qeveria e re e Malit të Zi/ Dritan Abazoviç: Nuk jam as serb, as malazez

Kreu i koalicionit “E bardha në të zezë”, Dritan Abazoviç deklaroi në…