Zjarre të shumta janë përhapur në pjesë të Evropës Jugore, duke shkatërruar fshatrat spanjolle dhe greke, si dhe duke detyruar rreth 1000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në ishullin italian të Sardenjës.

Qeveria lokale e Sardenjës shpalli një gjendje të jashtëzakonshme të dielën, për shkak të asaj që e përshkroi si një katastrofë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ende nuk është e mundur të vlerësohen dëmet e shkaktuara nga zjarret që janë ende në vazhdim në zonën e Oristano,” tha presidenti i rajonit të Sardenjës, Christian Solinas në një deklaratë të hënën.

Derisa bimësia është shkatërruar, biznese e shtëpi janë djegur dhe shumë kafshë të ngordhura, shtoi ai.

Të martën zëdhënësi rajonal Ignazio Artissu tha për CNN se vlerësimi aktual i sipërfaqes së djegur është rreth 20 mijë hektarë, por zyrtarët ende janë duke i vlersuar dëmet.

Artissu tha se shumica e zjarreve janë shuar dhe ata tani janë duke u përqendruar në marrjen e hapave të nevojshëm në mënyrë që ata të mos fillojnë përsëri.

Gjatë ditëve të fundit, rajoni vendosi 7 mijë e 500 njerëz dhe mbi 20 avionë për të luftuar zjarret. Italia ka marrë gjithashtu mbështetje nga vendet fqinje, me Francën dhe Greqinë që vendosin katër aeroplanë për të siguruar ndihmë në shuarjen e flakëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

95 vjet nga rënia e Shote Galicës

Sot janë bërë 95 vjet që nga rënia e luftëtares shqiptare Shote…

Jugokoreanët votojnë me maska dhe doreza

Koreja Jugore ka mbajtur zgjedhje sikurse asnjë shtet tjetër. Votuesit kanë vendosur…

Shqiptarët e Shkupit të pambrojtur nga shteti, huliganët maqedonas sulmojnë, shqiptarët arrestohen

Përmes rrjeteve sociale dhe reagimeve në media, qytetarë të shumtë janë ankuar…

Edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, çift kishte ardhur nga Londra

Nga data 08.02.2020 deri me 16.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Rusi / Infektohet me koronavirus krahu i djathtë i Putin

Dimitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, pohoi se ka dalë…