Zjarrfikësit grekë kanë bërë betejë me flakët e zjarrit gjatë gjithë mbrëmjes së kaluar në zona të ndryshme në afërsi të Athinës.

Zjarret e mëdha kanë shpërthyer në Kranidi, Itea dhe Argolidha.

Sipas zjarrfikësve, disa vatra zjarri janë ende aktive, por deri më tani nuk raportohet për ndonjë rrezik të mundshëm për ndonjë vendbanim.

Ndërkohë sot do të bëhen vlerësim i parë për dëmet materiale që u shkaktuan në hotelin, në Kranidi i cili u shkrumbua mbrëmë nga flakët e zjarrit.

Zjarri në Kranidi nisi dje në orën 19:24, në një vendgrumbullim me inerte ndërtimi, vetëm 100 metra larg nga hoteli që u shkrumbua.

Zjarri në Itea është vënë nën kontroll, me zjarrfikësit që kanë luftuar gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Trump kritikon Biden për Afganistanin: Poshtërimi më i madh në politikën e jashtme të SHBA

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar kreun…

Nga sot pritet ulje e çmimeve të ushqimit bazë

Nga dita e sotme marzha tregtare ngrihet sërish në 5 për qind…

Britania me deklaratë të qartë: Rusët duhet të largohen nga të gjitha territoret e pushtuara të Ukrainës

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss ka thënë se…

Gjendet drogë në një lokal në Shkup, arrestohen 8 persona

Policia bën të ditur se gjatë ditës së djeshme policët kanë kontrolluar…

Kurti: Zyrtarët e korruptuar piskasin “Amelika, Amelika”

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen, ku ministrat në…