Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë pasditen e së mërkurës në Romë. Mediat në vend raportojnë se zjarri ka rënë në një impiant të përpunimit të mbetjeve. Sipas autoriteteve lokale në vend, të pranishëm në vendin e ngjarjes janë disa ekipe zjarrfikësish ndërsa flakët janë përhapur në të paktën dy magazina ku mbaheshin letër dhe plastikë.

Ndërkohë, në mediat sociale janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku shtëllungat gjigante të tymit duken edhe nga kilometra larg.

Veç tymit që po ndot ajrin për banorët që jetojnë në atë zonë, situata përkeqësohet edhe pasi aty pranë ndodhen depo të gazit dhe benzinës. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Dita e dytë e protestës para Ministrisë së Financave! Hotelierët kërkojnë ndihmë të njëhershme financiare

Dita e dytë e protestës së Odës turistike- hotelierike para Ministrisë së…

Arrestohet “Shefi i shefave” të organizatës mafioze italiane Ndrangheta

Një nga mafiozët më mizorë dhe ish-kreu i grupit mafioz italian Ndrangheta,…

Shërbimi Sekret danez ndihmon NSA-në e SHBA-së, spiunon Angela Merkelin dhe liderët e tjerë evropianë

Shërbimi Sekret i Danimarkës ka ndihmuar Agjencinë amerikane të Sigurisë Kombëtare (NSA)…

Ambasadori britanik e mirëpret dëshirën e Kosovës për të hyrë në KiE, i uron suksese

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, e ka mirëpritur…

Arrestohen dy tetovarë, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në mashtrime

Nëpunës policorë të SPB Tetovë dje i kanë privuar nga liria B.M.…