Lidhur e zhvillimet ën Këshillin Gjyqësor, ka reaguar edhe Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në reagimin e së cilës thuhet se ky institucion por edhe i gjithë opinioni me vëmendje po i ndjekin zhvillimet në Këshillin Gjyqësor.

“Gjykata Supreme si gjykatë më e lartë në vend dhe bartës i pushtetet gjyqësor thekson se në këtë moment kyç për shtetin të gjithë aktorët relevant në gjyqësor duhet ta orientojnë veprimin e tyre  drejt zbatimit të rekomandimeve të nënvizuara në raportet relevante për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç janë Raporti i Komisionit Evropian dhe raporti i Departamentit të Shtetit. E inkurajojmë Këshillin Gjyqësor që të tejkaloj këtë gjendje, së pari në interes të qytetarëve dhe në këtë drejtim të vazhdojnë përpjekjet  për përgatitjen e strategjisë për reforma në gjyqësor, ndryshimet e nevojshme ligjore, pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, transparenca dhe kthimi i besimit në gjyqësor”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gjykata Supreme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sulme kibernetike edhe në faqet zyrtare të Maqedonisë së Veriut

Pas Shqipërisë edhe Maqedonia e Veriut është goditur nga sulme kibernetike. Faqja…

Franca do të ‘rrisë’ ndihmën ushtarake për Ukrainën

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është zotuar të “rrisë” mbështetjen ushtarake dhe humanitare…

Si i mori Besmira Ejupi honoraret nga 5 institucione, do të verifikojë KSHPK

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të veprojë me iniciativë në…

Gjendet gjashtë predha në Mitrovicë, KFOR-i i largon ato

Disa mjete të dyshimta janë hasur nga një person në Mitrovicë. Rasti…

Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Rusët kanë mobilizuar 500 mijë burra, mund të nisin një ofensivë të re më 24 shkurt

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, ka paralajmëruar se Rusia po përgatit…