Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, e ka quajtur skandaloz dhe të turpshëm vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2, me të cilin Skender Buzakun emërohet u.d kryetar i BFI-së, shkruan gazeta Lajm. Sipas Osmanit, institucionet janë të obliguara me Kushtetutë të mbrojnë autonominë e BFI-së dhe s’guxojnë të shkelin pavarësinë e këtij institucioni fetar.
“Ka qenë vendim skandaloz dhe i turpshëm i strukturave, prëfshirë edhe Gjykatën për të emëruar ushtrues detyre Reis, që është kompetencë e organeve të BFI-së. Pavarësia dhe autonomia e BFI-së është e garantuar me Kushtetutë dhe shteti dhe institucionet janë të obliguara të garantojnë këtë autonomi. Prandaj dënuam ashpër të gjitha këto tentime për ndërhyrje ilegale që dëmtojmë rëndë imazhin e shtetit dhe BFI-së”, tha Bujar Osmani.