Në Maqedonine e Veriut thuajse janë shuar shpresat për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në deklaratat e krerëve shtetëror shihet qartë një dozë dyshimi dhe pesimizëm i fshehur. Presidenti i vendit Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev kanë bërë thirrjet e fundit në adresë të BE-së që të vendos pro hapjes së negociatave. “Realizuam gjithçka që kërkohej. Madje, pas Marrëveshjes me Greqinë ndërruam edhe emrin tonë. Asnjë kandidat më herët nuk e ka bërë këtë… Mesazhi im është: na jepni shansin dhe lejoni të dëshmojmë se jemi të përgatitur.”, thotë presidenti Pendarovski në një deklarim të tij. Opozita në mënyrë indirekte thotë se nuk do të ketë datë. Ajo dëshiron që vendi të marrë datë, megjithatë po luan lojën e saj, duke kritikuar Qeverinë si fajtore për dështimin, edhe pasi që vendi ndrroi emrin kushtetues, përmes Marrëveshjes së Prespës, përcjellë INA. Lupço Petkovski nga Qendra për Strategji Evropiane “Eurotink” thotë se mosmarrja e datës për negociata do të ketë shumë pasoja negative dhe tërësisht do të ndryshojë situatën në vend. “Franca po bën lojën e saj për politikat e brendshme. Megjithatë kjo do të ketë pasoja për BE-në. Pushteti aktual në Maqedoninë e Veriut që është përkushtuar për proceset euroatlantike do të përjetojë dështim, do ta humbë legjitimitetin, e më këtë do të hapen dyert për zgjedhje të parakohshme dhe pasoja tjera”, thotë Petkovski.
Qytetarët janë të ndarë dhe thonë se është një lojë e Brukselit. “Në fillim thanë ndrrone emrin, bëni marrëveshje me Bullgarinë dhe pastaj data për negociata është punë e kryer. Por tani po shohim se është një lojë dhe kurth. Nëse na japin datën , nuk do të thotë se nesër do të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Ne e dijmë se është një proces i gjatë”, thotë Vesna.M, qytetare nga Shkupi. Dy ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, kur liderët evropian do të vendosin nëse do të ketë datë ose jo për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Moska nuk do ta refuzojë takimin mes ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas

Moska nuk do të refuzojë takimin mes ministrave të jashtëm rus dhe…

Arsovski: Janeva dhe Zaevi fytyra të se njëjtës monedhë

Katica Janeva nuk do të kishte mundur të zhvat pa përkrahjen e…

Reagimi i VMRO-së për kuadrot e LSDM-së për zgjedhjet lokale

VMRO-DPMNE ka reaguar pas publikimit të kandidatëve për kryetar komunash në zgjedhjet…

SHBA mbërthehet nga moti i keq/ Stuhitë e dëborës shkaktojnë ‘ciklonin bombë’

Pjesë të Bregut Lindor të SHBA-së janë goditur nga një stuhi tmerrësisht…

Një e treta e amvisërive kanë problem me pagesën në kohë të shpenzimeve të rezhisë

Mesatarisht një e treta e amvisërive në rajon kanë problem me pagesën…