Me kërkesë të tij mëngjesin e sotëm Zharko Llukovski, ish-drejtori kryesor ekzekutiv në “T-Mobile”, ka dhënë deklaratë në Prokurori për përndjekje të krimit të organizuar për rastin “Reket”, informojnë nga Prokuroria.

Siç sqarojnë nga Prokuroria, kjo deklaratë e Llukovskit është plotësim i rrëfimit të tij paraprak për rastin e njëjtë.

Ndryshe, dje në cilësinë e dëshmitarit deklaratë në Prokurori për rastin “Reket” ka dhënë edhe biznesmeni Orçe Kamçev.

Llukovski përmendet në një audio bisedë që i ka publikuar gazeta italiane “La Verita” në internet faqen e saj.

Sipas aktakuzës në rastin “Stacione bazë” që në PSP e udhëheq prokurja Lile Sfefanova, Zharko Llukovski dyshohet për keqpërdorim të 3,5 milionë eurove në dobi të “Beton” SHA Shkup, ndërsa në dëm të aksionarëve të T-Mobile, mes të cilëve edhe shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Droni ‘spiunon’ shoferët problematik, qindra gjoba për një javë

Kontrollet me dronë, radar dhe drager kanë zbuluar qindra shkelje që bëjnë…

Mbledhja e parë e Komitetit për luftimin e COVID-19, kërkohet mbikëqyrje rigoroze e zbatimit të masave

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 ka mbajtur…

“Bomba” e fundit kryekëput një kurs mbi hajninë

“Bombat” po vazhdojnë të publikohen, shqiptarët për çdo ditë befasohen me mjeshtëritë…

Pas heqjes së kufizimeve, Suedia heq edhe testimin për COVID-19

Suedia ka ndalur testimin në shkallë të gjerë për COVID-19 edhe te…

Serbia e Rusia me marrëveshje të re për gazin, reagon Presidenca e Kosovës: Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë sjellje?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun…