Janë zbuluar edhe 60 raste të reja të filtrimit gjakut që janë bërë në Klinikën Zhan Mitrev gjatë pandemisë me pacientët e prekur nga Covid-19. Ishin 560 tani u bënë 620 raste të hemo filtrimit, dosjet e të cilëve akoma nuk janë elaboruar nga grupet e mjekëve të formuara për këtë çështje. Ministria e Shëndetësisë ka shtyrë afatin edhe për 1 muaj që grupet të raportojnë mbi çdo rast para se ti dorëzohen Prokurorisë. Ministri Bekim Sali tha se asnjë institucion nuk do të nxitojë deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

“Grupi punës, për shkak pushimeve dhe izolimit nga një pjesë e komisionit kishte ngecje, përkatësisht zbrazëtira në veprimtari. Edhe pse është organizuar që mos të varet njëri prej tjetrit, secili ka përgjegjësi për pjesë të çështjeve. Unë dhashë afat deri në fund të gushtit, por realisht nuk mundej brenda muajit ta kryejmë, unë shpresoj deri në mes apo fund të shtatorit do të kemi raportin përfundimtar nga një pjesë e shërbimeve shëndetësore”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Prokuroria ngriti hetim vetëm pasi u publikua reportazhi “Gjaku i papastër” i IRL, ndonëse paraprakisht denoncime për mashtrime ndaj Klinikës Zhan Mitrev kishte nga dhjetëra familje të pacientëve. Me rastin është angazhuar vet shefi i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, Gavrill Bubevski. Nga organi akuzës thonë se rasti është në fazë hetimore dhe akoma nuk është ngritur një akt akuzë, deri sa të vërtetohen dyshimet se ka bazë për të dorëzuar në Gjykatën Penale dosjen kundër Klinikës Zhan Mitrev.

“Për lëndën që keni treguar interes është në fazën e procedurës hetimore, në kuadër të së cilës prokurori publik përgjegjës është duke punuar intensivisht në sigurimin e dëshmive materiale”, shtuan nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit.

Më 12 gusht, organi akuzës pasi mori në pyetje pronarin Zhan Mitrev, i pati konfiskuar pasaportën si preventivë për mos arratisje. Ai dyshohet për veprën penale mashtrim, që sipas Kodit Penal mund të dënohet me gjobë parash ose kur vepra është e rëndë me pasoja në njerëz me dënim nga 1-10 vjet burg.

I gjithë ky skandal doli nga dokumentari i Laboratorit të gazetarisë hulumtuese IRL, të cilët 24 familje dëshmojnë se janë detyruar të paguajnë shuma të majme 12-25 mijë euro për trajtim të pacientëve nga infektimi i virusit korona, që më pas të ju vdesin nga infeksionet inter-klinike bakteriale, siç dyshohet të shkaktuara nga metoda e filtrimit të gjakut, gjë e cila u bë studim “eksperimental” pa dijeni të familjeve./Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Civilët po vdesin, s’ka ujë, gaz e as ngrohje”, thotë kreu i rajonit të Chernihiv

Sulmet raketore ruse kanë shkaktuar dëme në veri dhe në jug të…

Zyrtari amerikan: Putini ka dështuar, Rusia me gjasë ka humbur gjysmën e tankeve të saj

Rusia ka humbur ndoshta gjysmën e tankeve të saj kryesore të betejës…

Aksion i madh policor në Shkup, arrestohen 12 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në mesnatë policia e rajonit…

Ministri rus i Mbrojtjes thotë se 300 mijë rezervistë do të mobilizohen

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoigu, ka thënë se mobilizimi i…

“Fëmijët janë torturuar” – komisioni i OKB thotë krime të luftës ‘janë kryer’ në Ukrainë

Kryetari i një komisioni hetimor të mandatuar nga OKB-ja ka thënë se…