Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka njoftuar të premten vendimin për nisjen e hetimeve kundër Zhan Mitrevit, pronarit të spitalit privat të kardiologjisë, nën dyshimin se kryer vepër penale – Mashtrim, sipas neni 247, paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

I dyshuari, siç njoftoi Prokuroria Publike, në periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, me qëllim të përfitimit të mjeteve financiare, ka mashtruar pacientët që po trajtoheshin me COVID-19 me metodën e hemofiltrimit.

Në rast se zyrtarizohet akuza dhe shpallet fajtor, në bazë të dispozitave të Kodit Penal, Zhan Mitrev mund të dënohet deri më 10 vjet burg.

Vendimi i Prokurorisë vjen pas një hulumtimi të rrjetit IRL nga Maqedonia e Veriut që ka ngre dyshime për trajtimin joadekuat të dhjetëra pacientëve në “Zhan Mitrev”, që kanë përfunduar me fatalitet.

Sipas këtij hulumtimi, dyshohet se pacientët që kanë pësuar, i janë nënshtruar filtrimit të gjakut, si pjesë e një eksperimenti.

Ky trajtim, sipas IRL-së, ka infektuar dhjetëra pacientë “me baktere vdekjeprurëse”, ndërsa spitali e ka aplikuar pa leje nga Agjencia shtetërore për Medikamente dhe Pajisje Mjekësore.

Prokurori publik kompetent, duke marrë parasysh rrethanat, në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarin – konfiskim të dokumenteve të udhëtimit dhe të dokumenteve tjera për kalimin e kufirit shtetëror.

“Kjo masë është propozuar për shkak të domosdoshmërisë për të siguruar praninë e të dyshuarit dhe mbarëvajtjen e procedurës hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike në Shkup.

Kallëzime penale kundër spitalit privat të kardiokirurgjisë, “Zhan Mitrev”, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, kanë ngritur edhe tetë familje tjera që kanë humbur të afërmit e tyre, në mesin e të cilave edhe familje nga Prishtina, pasi djali i tyre kishte vdekur në këtë spital dhjetorin e vitit të kaluar, me metodën e filtrimit të gjakut që është kryer në mënyrë joadekuate.

Nga trajtimi i tillë besohet të kenë humbur jetën 24 persona./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Detaje ekskluzive për bastisjen e djeshme te shtëpia e Gëzim Ostrenit

Të mërkurën në mëngjes (dje) në Dibër është bastisur shtëpia e Gëzim…

Drejtori i statistikave: Mërgimtarët nuk do të përfshihen te numri i përgjithshëm i popullatës

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simevski thotë se personat të…

Bota dënon sulmin e forcave izraelite ndaj besimtarëve palestinezë në xhaminë Al-Aksa

Nga e tërë bota kanë ardhur reagime rreth sulmit të forcave izraelite…

Josep Borrell: Turqia ka një rol shumë të rëndësishëm në menaxhimin e valës së emigrantëve afganë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat…

Të shtëna në Shkup! Pas sulmit fizik, 28-vjeçari qëlloi me armë drejt një personi

Miniatria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnate, gjegjësisht në…