Lulzim Basha ka dorëzuar formularin e kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 13 Qershor, raporton Klan News.
Ditën e sotme, kandidaturën për kryetar të PD-së e kanë dorëzuar edhe Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi. Ndërsa kandidati i katërt është Ibsen Elezi.
Basha synon të vazhdojë të mbajë drejtimin e selisë blu, ndërsa një pjesë e demokratëve ku përfshihen Fatbardh Kadilli, Bujar Nishani e të tjerë kërkojnë largimin e Lulzim Bashës pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Kryesia e PD vendosi që në parti të mbahen zgjedhjet për kryetar më 13 Qershor.