Pas 8 orëve të hapjes së procesit të votimit, 35.72 për qind  është pjesëmarrja në rang vendi.

Në qarkun e Lezhës  pjesëmarrja është 26 për qind. Shihet një pjesëmarrje më e lartë se në vitin 2017. Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative, raporton Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi.

Ndërsa KZAZ 61, bashkia Roskovec pjesëmarrja është 32 për qind Kzaz 60, bashkia Patos 28 për qind, Kzaz 62 për qind, bashkia Mallakastër 31 për qind.

Ndërsa në Memaliaj 22 për qind, Dropull 9.2 për qind, Përmeti 24,6 për qind, Këlcyra 11,5 për qind dhe Libohovë 25 për qind.

Në total për qarkun Gjirokastër pjesëmarrja deri tani është në 20,4%. Në KZAZ 89, Delvinë pjesëmarrja është 21 për qind.

Në Tepelenë pjesëmarrja është 25,8 për qind. Deri në orën 12.45 kanë votuar 4671 persona  në KZAZ 90 në Sarandë, nga 47000 banorë që janë në lista.

Në KZAZ Nr.91, në Bashkinë e Finiqit kanë votuar pak më shumë se  2500 votues nga 31000 banorë që janë të regjistruar në listat e votimit, pra 7 për qind kanë votuar.

Në qendrën e votimit nr. 4681 në Ksamil pjesëmarrja ka arritur rreth 15 për qind.

Deri tani ne KZAZ 61, bashkia Roskovec është votuar deri në masën 14 për qind, ne KZAZ 62, bashkia Mallakastër 18 për qind dhe ne KZAZ 60, bashkia Patos 15 për qind.

Në të 4 KZAZ të Delvinës 89,të Sarandës 90, të Finiqit 91 dhe të Konispolit 92, procesi vazhdon normalisht, ku pjesëmarrja është 3-4 për qind.

Në KZAZ nr. 55 në qytetin e Lushnjes kanë votuar  13.607 votues nga 45076 totali edhe pjesëmarrja është 30 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti: Serbia ia konteston shtetësinë edhe Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste dhënë për median malazeze…

Arifi: Po ndodh spastrim etnik në Luginën e Preshevës, qeveritë shqiptare të marrin masa konkrete

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, i cili tash është edhe…

Thaçi: Ali Ahmeti ka sjellë në Maqedoni kriminelë nga Kosova për të “masakruar” zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi ka…

Presidentja Osmani mirënjohëse ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe për donacionin e Spitalit për Fëmijë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, është shprehur mirënjohëse ndaj Emirateve të Bashkuara…

Çudia e së shtunës| Daçiq thotë se Clinton dhe Albright “gënjyen se serbët kryen masakra e vranë civilë”

Kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Dacic ka thënë se presidenti Bill…