Sergei Ryabkov shtoi se konfrontimi i hapur me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n nuk është në interesin e Rusisë, raportojnë agjencitë e lajmeve.

Siç raportohet, ai tha se marrëdhëniet midis Moskës dhe Washingtonit janë “afër zeros”.

Ndërkohë, një zyrtar rus tha se “nuk do të kishte fitues në një luftë bërthamore dhe se lufta nuk të bëhet kurrë”, sipas TASS.

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, ka thënë se dëshiron të besojë se Moska dhe Washingtoni nuk janë në prag të rënies në “greminën e një konflikti bërthamor”, njoftoi agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Ndërkohë, komentet e Ryabkov duket se janë në kundërshtim me ato të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili tha se “do të përdorte të gjitha mjetet në dispozicion”, duke shtuar se “nuk po bënte bllof”.

Dje, ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, tha se Rusia mund të përdorë “armë strategjike bërthamore” për “mbrojtje”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Humb jetën nga zjarri një qytetar në Kosovë

Mbeten ende katër vatra aktive Një person ka vdekur në Novosellë të…

Rusia thotë se nuk ka marrëveshje me Turqinë për eksportet e grurit të Ukrainës

Kremlini ka thënë se nuk është arritur asnjë marrëveshje me Turqinë për…

OSBE bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të katër zyrtarëve të saj të arrestuar në Ukrainën lindore

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka bërë thirrje për…

“Fantazma e Kievit” është vrarë – zbulohet identiteti i pilotit që ishte “makth” për rusët

Piloti misterioz ukrainas i njohur ndryshe si “Fantazma e Kievit” raportohet se…

Osmani: S’mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa njerëzit na vdesin nga mungesa e vaksinave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë sot se nuk…