Një mision paqeruajtës ndërkombëtar me aftësi ushtarake duhet të dërgohet në Ukrainë, ka sugjeruar lideri i partisë në pushtet të Polonisë gjatë një udhëtimi simbolik në Kiev.

“Unë mendoj se është e nevojshme të kemi një mision paqeje – NATO, ndoshta një strukturë më të gjerë ndërkombëtare – por një mision që do të jetë në gjendje të mbrohet, i cili do të veprojë në territorin ukrainas”, tha Jaroslaw Kaczynski.

Ai e bëri këtë sugjerim në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Ukrainës, ku u shfaq sonte përkrah presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrave të Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë.

Udhëheqësit e Evropës Qendrore kanë bërë një udhëtim të rrezikshëm në Kiev me tren në shenjë mbështetjeje për Ukrainën, raporton bbc.

Theksojmë se në fillim të takimit udhëheqësit ukrainas i kanë njoftuar tri kryeministrat me numrin e viktimave dhe dëme materiale që i ka shkaktuar ushtria ruse gjatë agresionit.

Ndryshe, delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës do të takohen sërish gjatë ditës së nesërme pas takimit të sotëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Specialja cakton seancën e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Është caktuar seancë e re në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri…

Zgjedhjet në Shqipëri, PS në epërsi

Vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.…

Numër rekord avionësh kinezë fluturojnë në qiellin e Tajvanit

Tajvani ka urdhëruar Beijing që të ndalojë “aksionet e papërgjegjshme provokuese” pasi…

Çmenduri/ Fëmijët marrin armët dhe dalin për të vrarë policë

Një ngjarje që të trondit u regjistrua në Florida të SHBA-së të…

Prag katastrofe, fundoset anija me kimikate

Ashtu sikurse ishte parashikuar anija në brigjet perëndimore të Sri Lankës është…