Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se viktimat që u gjetën në një varr masiv në Izium janë torturuar, kjo pasi në trupat e disa prej viktimave kishte gjymtyrë të thyera dhe shenja të litarit në qafë.

Vendi pranë Izyum, i rimarrë së fundmi nga forcat ruse, duket të jetë një nga vendet me varret masive më të mëdha që u zbuluan në Ukrainë që nga fillimi i luftës, shkruan Aljazeera.

Zelensky, mes tjerash, tha se më shumë se 400 varre janë gjetur, duke shtuar se qindra të rritur dhe fëmijë civilë, si dhe ushtarë, ishin gjetur “të torturuar, të qëlluar, të vrarë nga granatimet” pranë varrezave të Pishchanske në Izyum.

Nëse numri i trupave konfirmohet, vendi në Izyum, një ish-bastion i vijës së parë ruse, do të ishte varrimi më i madh masiv i gjetur në Evropë që nga pasojat e luftërave ballkanike të viteve 1990.

Duke gërmuar në shi, punëtorët nxorrën trup pas trupi nga toka ranore në një pyll me pisha të mjegullt pranë Izyum.

Oleg Synegubov, kreu i administratës rajonale të Kharkiv tha të premten se 99 për qind e trupave të zhvarrosur kishin shenja vdekjeje të dhunshme, duke shtuar se ka të ngjarë të kishte më shumë se 1000 qytetarë ukrainas të torturuar dhe vrarë në territoret e çliruara të rajonit.

Zelenskyy, i cili vizitoi zonën e Izyum të mërkurën, tha se zbulimet treguan përsëri nevojën që liderët botërorë ta shpallin Rusinë një “shtetëror sponsor të terrorizmit”.

Lajmi për vendin e varrimit masiv tërhoqi vëmendjen e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, e cila tha se do të hetonte, ndërsa grupi i të drejtave Amnesty International tha se zbulimi konfirmoi “frikën e tij më të errët”.

“Për çdo vrasje të paligjshme apo krim tjetër lufte, duhet të ketë drejtësi dhe dëmshpërblim për viktimat dhe familjet e tyre dhe një gjykim të drejtë dhe përgjegjësi për autorët e dyshuar”, tha Marie Struthers, drejtoresha e grupit për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ende nuk dihet se kur do të nisë rigjykimi për “Titanik 3”, apeli pranoi ankesat e Alimit dhe Gurit

Edhe pas pushimit kolektiv të gjykatës që përfundoi këtë javë, nuk dihet…

Filipçe: Koordinohemi me fqinjët për hapjen e kufijve, sipas gjitha gjasave nuk do të kërkohen teste

Për momentin po bëjmë koordinime në nivel të vendeve përreth, në komunikim…

“Më kanë censuruar”, Trump nis luftën me Twitter, Google dhe Facebook

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se…

Diplomati maqedonas në pranga, dyshohet për keqpërdorim të imunitetit – këto thuhet të jenë lidhjet e tij me Mijallkov

Derisa është konfirmuar arrestimi i diplomatit maqedonas në Serbi nga Ministria e…

Aksion policor, arrestohen gjashtë persona

Aksioni për shkatërrimin e grupit të kontrabandistët realizohet në Shkup, Shtip, Veles…