Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar sërish Rusisë që të negociojë për t’i dhënë fund luftës, por gjithashtu ka thënë se Ukraina nuk do të pranojë të heqë dorë nga asnjë nga territoret e saj për të arritur paqen.

Zelensky dukej se po i përgjigjej gjeneralit rus, Sergei Rudskoi, i cili më herët tha se forcat ruse tani do të fokusohen në “çlirimin e Donbasit” si qëllimin kryesor.

“Separatistët e mbështetur nga Rusia kanë kontrolluar një pjesë të rajonit Donbas në Ukrainën lindore që nga viti 2014 dhe forcat ruse janë duke luftuar për të kapur më shumë nga rajoni nga Ukraina, duke përfshirë qytetin e rrethuar të Mariupol”, tha Zelensky.

“Deklarata e Rudskoi ishte gjithashtu një sugjerim se Rusia mund të tërhiqet nga përpjekjet për të marrë Kievin dhe qytetet e tjera të mëdha ku ofensiva e saj ka ngecur. Zelenskiy vuri në dukje se forcat ruse kanë humbur mijëra trupa, por ende nuk kanë qenë në gjendje të marrin Kievin ose Kharkivin, qytetin e dytë më të madh”, u shpreh tutje ai.

Presidenti tha gjithashtu se Rusia ka humbur më shumë se 16,000 trupa, raporton AP.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

OBSH: Virusi ende paraqet një rrezik të lartë deri në krijimin e vaksinës

Pjesë të botës kanë filluar të dalin nga pandemia e Covid-19 dhe…

Foto e papublikuar deri më tani, Adem Jashari në shkollë të mesme

Sot ka nisur Epopeja e UÇK-së, e cila i kushtohet rënies heroike…

Vetëvendosje me njoftim të rëndësishëm për diasporën rreth zgjedhjeve

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar bashkatdhetarët se tashmë janë caktuar afatet për regjistrim…

Zbulohet një strukturë prehistorike pranë qendrës së njohur Stonehenge

Një strukturë prehistorike unike, që formon një rreth prej më shumë se…

Shqipëria dhe Bullgaria vendet me numrin më të ulët të humbjeve njerëzore

Treguesit më të rëndësishëm të gjendjes së pandemisë, kontrollit dhe përballimit të…