Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur këtë pasdite pasi u takua me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ai konfirmoi se është i përgatitur të lirojë të burgosurit rusë të luftës në këmbim të kalimit të sigurt të civilëve dhe trupave ukrainase nga Mariupoli.

Mësohet se rreth 100 mijë persona kanë mbetur në qytetin jugor të rrethuar prej forcave ruse, raporton skynews.

Ai shtoi se situata në qytet po përkeqësohet ndërsa lufta po vazhdon, me qindra të plagosur pa qasje në kujdesin mjekësor.

Presidenti ukrainas vazhdoi të pretendojë se Kievi nuk ka parë apo dëgjuar për një dokument të supozuar që Kremlini thotë se i ka dërguar Ukrainës në lidhje me bisedimet e paqes.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska po priste një përgjigje pasi i kishte dorëzuar një dokument palës ukrainase.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

A është ky treguesi i parë që Moska mund të jetë “duke zvogëluar synimet e luftës së saj në Ukrainë”?

Rajoni i Donbasit në Ukrainën lindore është fokusi kryesor tani, thotë Moska.…

Të shtëna në Ohajo: Policia qëllon për vdekje një adoleshente me ngjyrë

Një oficer policie në shtetin amerikan të Ohajos ka qëlluar për vdekje…

Përplasje mes policisë dhe banorëve në Shipashnicë të Kamenicës lidhur me mbylljen e një shkolle, reagon Qëndron Kastrati

Në fshatin Shipashnice e Poshtme të komunës së Kamenicës, ka ndodhur një…

VIDEO/ Spikerët e lajmeve në Los Anxhelos struken të shpëtojnë kokën kur tërmeti i shkund ‘LIVE’

Juan Fernandez dhe Sara Donchey ishin në transmetim direkt kur Loz Anxhelosi…

Detaje të reja për dy fëmijët në Shkup: Babai i ka mbyllur në veturë dhe ka shkuar në aheng

Mbrëmë, gjysmë ore pas mesnate në Bulevardin Video Smilevski – Bato në…