Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje njerëzve në të gjithë botën që të dalin dhe të protestojnë më 24 mars kundër asaj që po ndodh në Ukrainë, në një mujorin luftimeve.
“Lufta e Rusisë nuk është vetëm lufta kundër Ukrainës. Kuptimi i saj është shumë më i gjerë,” thotë Zelensky, duke mbajtur për herë të parë fjalimin e tij në anglisht.
“Rusia filloi luftën kundër lirisë. Ky është vetëm fillimi për Rusinë. Rusia po përpiqet të mposht lirinë e të gjithë njerëzve në Evropë. Të gjithë njerëzve në botë”.
“Bota duhet të ndalojë Rusinë. Bota duhet të ndalojë luftën. Tashmë një muaj. Kaq kohë. Mu thye zemra, zemrat e të gjithë ukrainasve dhe çdo njeriu të lirë në planet”,ka thënë Zelensky në një video, shkruan BBC.