Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se gjatë ditës vdesin nga 100 ukrainas, ndërsa luftimet në pjesën lindore të vendit po vazhdojnë, raporton Kyiv Independent.

Aktualisht trupat ukrainase po luftojnë në mbrojtjen e qytetit lindor të Severodonetsk, qytet i cili është duke u bombarduar rëndë nga forcat ruse, të cilët po mundohen që ta marrin qytetin e Donbas nën kontrollin e tyre, transmeton Telegrafi.

Sipas zyrës së guvernatorit të Luhanskut, Serhiii Haidai, në spitalin e vetëm që është në gjendje pune në qytetin e Severodonetsk, ka vetëm tre mjekë në gatishmëri dhe ka furnizime vetëm për dhjetë ditë.

Në prill, Zelensky tha se gjatë luftës me Rusinë kanë vrarë rreth 3,000 ushtarë ukrainas  dhe 10 mijë tjerë janë plagosur.

Ai tani po u bën thirrje 27 vendeve anëtare të BE-së, që ta përshpejtojnë pranimin e Ukrainës në BE. Kjo kërkesë e tyre pritet të shqyrtohet në samitin e BE-së në Bruksel në fund të muajit qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zelensky: Ukraina po lëvizë drejt fitores

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelinsky ka publikuar një video-porosi të re, në…

“Green covid pass”, rreziqet e pasaportave të imunitetit

Në gjendjen aktuale ku ndodhen shumica e fushatave të vaksinimit në Evropë,…

Kurti: Diaspora ka kontribuar në ekonominë e Kosovës dhe Shqipërisë, por s’ka pasur vëmendjen e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me…

Shkarkohet Jovo Vangellovski

Këshilli gjyqësor shkarkoi kryetarin e Gjykatës supreme Jovo Vangellovskin. 10 nga 7…

Ende s’ka detaje të reja rreth zjarrit në spitalin modular në Tetovë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për media nuk…