Në video-fjalimin e mbrëmjes, presidenti Volodymyr Zelenskyy ka thënë se bombardimet e Rusisë në rajonin e Odesa janë “terror i qëllimshëm rus”.

“Në rajonin e Odesa, largimi i rrënojave pas sulmit me raketa ruse në Serhiivka është duke u zhvilluar. Tre raketa goditën një ndërtesë të zakonshme banimi, një ndërtesë nëntëkatëshe në të cilën askush nuk fshehu asnjë armë, pajisje ushtarake apo municione”, deklaroi ai.

“Ishte një ndërtesë e thjeshtë, aty banonin rreth 160 njerëz. Nga kjo goditje u shkatërrua edhe qendra rekreative – një objekt absolutisht tipik për zonën bregdetare”, pohoi i pari i shtetit ukrainas.

Ai theksoj se ky është një terror rus i qëllimshëm dhe se nuk ka të bëjë me ndonjë gabim apo sulm aksidental me raketa.

“Djali i vrarë, 12 vjeç, quhej Dmytro. Deri më tani, në listën e të vdekurve janë 21 persona dhe të plagosur rreth 40. Shifrat kanë ndryshuar gjatë gjithë ditës, fatkeqësisht numri i të vdekurve po rritet”, pohoi presidenti ukrainas.

Ai shtoi se ishte mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe “personalisht Bidenit” për paketën e re të mbështetjes për Ukrainën, e cila përfshin “sisteme shumë të fuqishme NASAMS”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mbi 2.3 milionë të infektuar në botë/ Besueshmëria e medias në kohën e Covid-19

Edhe disa javë pas ndërprerjes së papritur të jetës prapë të shoqëron…

Ish kryeprokurorja speciale Janeva, nga burgu i Shutkës përfundon në spital

Ish-prokurorja speciale, Katica Janeva për shkak të gjendjes së vazhdueshme të rënduar…

Digjitalizimi i gjykatave në Maqedoninë e Veriut, për rritje efikasiteti apo mbulim dështimesh?

Maqedonia e Veriut synon që deri në fund të vitit të nisë…

Dauti: Koha që Ligji për shtetësi të propozohet me ylli të BE-së

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti vlerëson se opozita shqiptare dhe Qeveria duhet…

Shoferët vdiqën të parët? Një grua me dy fëmijët u gjetë afër derës së autobusit

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullatës,…